• |
ide | kryesore

FOTO/ Sherr në Shtëpinë e Bardhë, përplasen Ivanka dhe Melanie

Arkiva, Planet
melania_ivanka_trump-620x412.jpg



Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka marrë shpesh vajzën e tij të madhe Ivanka, si shoqëruese në takime të ndryshme të tij duke shkaktuar tensione në familjen presienciale, shkruan Vanity Fair.

Në shkrimin e saj të sotëm, revista prestigjioze i referohet dy burimeve nga Shtëpia e Bardhë, të cilat konfirmojnë se Melanie dhe Ivanka nuk e honepsin njëra-tjetrën dhe se marrëdhënia e tyre është tejet e sforcuar.

I gjithë ky tension sipas revistës vjen për faktin se Melanie është zëvendësuar shpesh nga Ivanka në takimet zyrtare të Trumpit duke marrë edhe disa atribute të Zonjës së Parë.

Ivanka konsiderohet si fëmija i preferuar i Donaldit, fakt të cilin ai nuk e ka mohuar asnjëherë duke shfaqur raportin e tij të ngushtë me të edhe në publik.

Ivanka është vajza e Ivanës, një shkrimtareje dhe biznesmeneje çeko-amerikane. Ivana është gruaja e parë e Donaldit dhe martesa e tyre zgjati nga viti 1977 deri në 1992.

Related image Image result for ivanka melania Related image Image result for ivanka melania