• |
ide | kryesore

Mediat në kor: Messi është shenjt! (FOTO)

Arkiva, Sport
101600856-29b01b2e-df41-4cdf-9a24-dd488269ad5d.png



E gjithë bota është rikthyer te elozhet për Lionel Messin. Mjaftoi vetëm një ndeshje e vetme që të gjithë të binden. “Pleshti” është sërish “ylli numër një” në botën e futbollit, goli i tij në minutën e 92-të ndaj Real Madrid dhe gëzimi për 500 golat e tij me fanellën e Barcelonës janë tashmë një shenjë në histori. Një gol epik që vë në diskutim hegjemoninë e madrilenëve në La Liga. Një ndeshje spektakolare e një lojtari që pas eliminimit nga Champions League kundër Juventus ishin të shumtë ata që kryqëzuan argjentinasin. Tashmë mediat në të gjithë botën e kanë vënë në faqe të parë me titujt: “Messi është një shenjt”./lapsi.al/