• |
ide | kryesore

Celine Dion flet për humbjen e bashkëshortit: I them çdo ditë natën e mirë (Foto)

Arkiva, Paparazzi
celine-dion.jpg



 Celine Dion ka deklaruar se së bashku me dy binjakët 6- vjeçar, flenë në të njëjtin shtrat, që kur bashkëshorti i saj, Rene Angelil, ndërroi jetë.

“Unë e bëj këtë gjë që të mos ndihem e vetmuar. Kështu që mora një shtrat të madh dhe fle bashkë me dy djemtë e mi Nelson dhe Eddy. Ata kanë nevojë për mua si dhe unë kam nevojë për ta. Gjithashtu, ne imagjinojmë sikur Rene është me ne, e puthim atë çdo natë. Kemi një fotografi të vogël dhe i themi atij ‘natën e mirë’. Pastaj fëmijët flasin me të dhe i shkruajnë fjalë, që ai t’i shikojë kudo që të ndodhet atje në qiell”, tha Dion për prestigjozen “The Sun”.

Celinë vijoj duke thënë se Angelil jeton me fëmijët e tyre dhe kujtimet që ajo ndan me bijtë e saj.“Ai më dha dy fëmijë të mrekullueshëm, e shoh atë përmes tyre çdo ditë, Rene nuk do të më lërë kurrë”, shtoi Celine më tej.Bashkëshorti i saj, vdiq në moshën 73 vjeçare në janar të vitit 2016 pas një beteje të gjatë me kancerin.