• |
ide | kryesore

Shtëpia e bardhë/ Luftë e hapur mes Melania Trump dhe Ivanka Trump

Arkiva, Planet
Melania-Trump-and-Ivanka-Trump-Fashion-MAIN.jpg



Duket se marrëdhënia mes zonjës së parë të SHBA-ve dhe Ivanka Trump-it nuk është dhe aq familjare sa mund të imagjinohet. Për më tepër, thuhet edhe se komunikimi i tyre është bërë edhe më i akullt, sidomos kohët e fundit, kur vajza e presidentit ka zënë vendin e Melania Trump-it gjatë mungesës së saj. “Vanity Fair” shkruan se mes tyre ekziston një rivalitet i fortë dhe se nuk e durojnë dot njëra-tjetrën. Me sa duket, fakti që Ivanka është në çdo çast pranë babait të saj, nuk i pëlqen aspak bashkëshortes së tij.Gjithsesi burime nga Shtëpia e Bardhë kanë hedhur poshtë thashetheme të tilla, duke pohuar se vajzat kanë patur gjithmonë një marrëdhënie të shkëlqyer me njëra-tjetrën dhe se këto janë vetëm spekulime që vijnë pasi Ivanka-s i është dashur të bëjë detyrat e zonjës së parë gjatë kohës kur Melania ndodhej në New York./ Anabel.al