Këngëtarja Altuna Sejdiu gjatë fundjavës shënoi festën e njohur si baby-shower, në të cilën mblidhen mikeshat e ngushta për ti paraprirë ardhjes në jetë të bebes dhe i japin dhurata.
Padyshim që të gjithë janë përpjekur të dallojnë Norën, kunatën e saj në festën e organizuar, por ja që këngëtarja nuk ishte në asnjë prej fotove. Duket se angazhimet kanë bërë që Tuna të festojë vetëm nën shoqërinë e mikeshave të saj dhe familjarëve të ngushta pa prezencën e një pjese të rëndësishme të familjes ,përfshirë edhe vjehrrën. Ose mund të themi thashethemet që Tuna dhe Nora kanë prishur marrëdhënien janë të vërteta.