• |
ide | kryesore

Dalin fotot e dasmës që bëri bashkë Monika Kryemadhin me Bebe Rexhën(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
b5d3360065e91a248b4be02b70b99e7d.jpg



Këngëtarja publikoi në rrjetet sociale foto dhe video me Eren, vajzën e Monika Kryemadhit, me të cilën këngëtarja shqiptare me famë botërore ka lidhje fisnore.

Era udhëtoi në SHBA bashkë me të ëmën. Ishte dasma e një të afërmi të përbashkët të Bebe Rexhës- emri i vërtetë i së cilës është Bleta- dhe Monika Kryemadhit.

Kjo e fundit publikoi dje në rrjetet sociale foto nga kjo festë familjare, ku shfaqet bashkë me të afërmit, mes të cilave është edhe Bebe. E veshur me një fustan me shkëlqim, Monika Kryemadhi buzëqesh në këtë foto, ku duken, ashtu si tek videoja e Bebes, paratë të hedhura përtokë, një traditë tipike e dasmave shqiptare.