• |
ide | kryesore

VIDEO/ Partizani sërish fitues në derbin ndaj Tiranës (shikoni golat)

Arkiva, Sport
Partizani-barazon-665x400.jpg



Luhet derbi numër 149 i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Të parët që kaluan në avantazh ishin bardheblutë me Ede në minutën e 14-të. Pas një zbritjeje të shpejtë nga e majta me Merveilin që del i lirë dhe shërben për Ede. Ky i fundit nuk e ka të vështirë të mposhtë me kokë Alban Hoxhën nga dy hapa larg.

Mundësitë për Partiozanin ishin të shumta por barazimi erdhi në fund të pjesës së parë. Në minutën e 44-t, Idriz Batha depërton në zonë dhe rrëzohet pas një kontakti me Albi Dokën. Gjyqtari fishkëllen për 11-metërsh. gjuajtjen e merr përsipër vetë mesfushori, i cili nuk gabon nga pika e bardhë, duke rikthyer baraspeshën.

Partizani përmbysi rezultatin me Xhevahir Sukajn. Sulmuesi i futur rishtas ndëshkon me kokë Ilion Likën pas një krosimi të saktë të Fejzullahit nga e djathta kur duheshin vetëm 4 minuta të mbyllej koha e rregullt.

Me këtë fitore Partizani ngjitet në krye të renditjes me 62 pikë, 3 më shumë se Kukësi që luan të shtunën ndaj Laçit dhe 6 më shumë se Skënderbeu që do të luajë në Gjirokastër. /lapsi.al/