• |
ide | kryesore

VIDEO/ Rama zhvishet në PS, truproja mundohet ta fshehë

Arkiva, Syri i Lapsit
sefasef.jpg



Politika përveç debateve, prodhon edhe momente gazmore, ku zyrtarët ‘lirohen’ nga kostumi zyrtar. Emisioni “Kjo javë” në “Neës 24” ka sjellë pamje nga zhvillimet më pikante të politikës gjatë javës, ndërsa ai që spikat më shumë është një veprim i kryeministrit.

Edi Rama pak ditë më parë ishte në një takim me të rinjtë e Kavajës, ndërsa atje u paraqit i veshur sport, me tuta dhe bluzë me kapuç. Por kthimi në Tiranë e detyroi të parin e qeverisë që t’i drejtohej selisë së PS-së ku edhe kishte thirrur mbledhjen e kryesisë për miratimin e kandidaturës së Ilir Metës për President. Por ajo çka ra në sy pasi Rama doli nga selia e PS-së ishte fakti se dilte i kollarisur, me kostum zyrtar.

Ashtu dhe siç mund ta mendojnë të gjithë është fakti se Rama nga ‘halli’ është detyruar që të ndërrohet në zyrën e tij, ku për fat të keq u nxor ‘zbuluar’ nga truproja i tij.

Në kamera është filmuar truproja që ecën me shpejtësi, me disa rroba të mbledhura shuk që janë pikërisht tutat të cilat Rama i mbante veshur kur hyri në mbledhjen e kryesisë së PS. Mes momenteve gazmore spikat dhe fakti se Rama dhe truproja i tij kanë këpucët njësoj, apo dhe fakti se Zoti Ilir Meta, presidenti i ri pastron xhaketën teksa hyn në Pallatin e Kongreseve. Për më tepër shihni momentet gazmore.