• |
ide | kryesore

Joni Peci rrëfen vështirësitë ekonomike,”Nga ai moment hoqa dorë nga ushqimi që doja”

Arkiva, Paparazzi
maxresdefault.jpg



Për herë të parë, i ftuar në rubrikën “Për drekë me mua” në “E Diela Shqiptare”, stilisti tregoi që të haje një drekë në shtëpinë e tij të fëmijërisë, nuk ishte aspak e lehtë, kjo sepse familja e tij jetonte në varfëri ekstreme.

 “Familja ime nuk ishte në gjendje të mendonte më përpara për vaktet që do hante, megjithatë në atë varfërinë tonë, nëna ime gjente mënyrën që te sajonte gjëra të reja,” u shpreh Joni. “Bugaçja është ushqimi im i preferuar. Një ditë kur mami po e gatuante, erdhën e morën për ta çuar në internim dhe që nga ai moment skam ngrënë më,” u kthye pas në kohë Peçi duke rikujtuar një nga fragmentet më prekëse të fëmijërisë, që e ndjek ende dhe sot.