• |
ide | kryesore

Prova e parë e Shqipërisë në Eurovision, merr kritika negative

Arkiva, Paparazzi
linda.jpg



Lindita Halimi së bashku me grupin e saj nga Shqipëria gjenden tashmë në Kiev të Ukrainës, aty ku pas pak ditësh do të konkurojnë në festivalin e muzikës, “Eurovision”. Ndonëse është ende herët për të dhënë verdiktin, përfaqësuesja shqiptare duket se nuk e ka kaluar me sukses provën e parë.

Një material disa sekondësh në ‘youtube’ na jep një ide të atmosferës që do të mbizotërojë në skenë gjatë performancës së Linditës. Por, ata që e kanë ndjekur nga afër dhe janë specialistë të këtij evenimenti; gazetarët dhe bloger-at e “Wiwibloggs”, e kanë patur të vështirë të thonë fjalë të mira për këngën “World”.

“Lindita është mbretëresha e zemrave tona”, nisin komentin pas performancës djemtë e faqes së njohur “Wiwibloggs”, por duket se nuk kanë të njëjtin mendim për sa i takon asaj që kanë parë në skenë.

Kritika e djemve: kënga, pra muzika nuk ka lidhje me atmosferën skenike të krijuar nga efektet virtual LED. Ajo (Lindita) ka transportuar videon ku shfaqen orë, anije kozmike, makineri kohe, e të tjerë element futuristikë, në skenë. Por, pa asnjë lidhje me tematikën e këngës “World”. Madje ata mendojnë se efektet vizuale ngjajnë me një video të grupit “Of monsters and men”.

Megjithata, djemtë nuk e mohojnë që këtë herë, ndryshe nga vitet e shkuara është bërë punë më e mirë për pamjen, pra teknologjinë që do të vihet në punë gjatë performancës së këngëtares shqiptare. Por, siç shprehen hapur, janë të pakënaqur me këngën.