• |
ide | kryesore

VIDEO/ Trump lë në mes intervistën pasi gazetari e pyet për…

Arkiva, Planet
trump1.png



Presidenti i SHBA-ve Donald Trump e ka ndërprerë intervistën në CBS me fjalën: “Mjaft”. Ai ishte duke folur për paraardhësin e tij, Barack Obama, por gazetari vijonte të këmbëngulte për gjuhën e përdorur prej Trump në fushatë. Trump tha se Obama ishte “president shumë i mirë”, por refuzoi të përgjigjet për akuzat që i kishte bërë Obamës për përgjimet.

“Mendo si të duash. Ju nuk keni nevojë të më pyesni mua. Unë kam mendimin tim, ju tuajin”, tha Trump.

“Por unë dua të di mendimin tuaj pasi jeni president i Amerikës”, – u përgjigj gazetari.

“Mjafton. Faleminderit shumë”, – tha Trump duke u larguar nga intervista.

Në fushatë Donald Trump akuzoi Obaman se i kishte përgjuar telefonat.