• |
ide | kryesore

Ministrja e Kulturës siç nuk e keni parë kurrë më parë (FOTO)

Arkiva, Pikante
18209670_10208067882965142_1432422815_o-1-676x900.jpg



Ajo thirret ndryshe edhe si “zonja e kostumeve” dhe është një emër i njohur në radhët e minoritetit grek në Dropull. Bëhet fjalë për Katerina Ruxhon nga fshati Selo i Pogonit, e cila gjithashtu ka marrë pjesë në të gjitha festivalet folklorike me grupin e Dropullit.

Pasionin e saj për kostumet tradicionale nuk ia fshehu as ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, të cilën tentoi ta vishte si dropullite, por ministrja është mjaftuar vetëm me një stoli në kokë.

Kumbaro ishte në Pogon për të folur me banorët për projektin e ndërtimit të unazës së Pogonit, një investim i rëndësishëm i qeverisë shqiptare në infrastrukturë.

Në përfundim të takimit, ministrja u ndalë edhe te shtëpia e Katerina Ruxhos, e cila e njohu me veshjet tradicionale të Dropullit, sikundër shihet në fotot më poshtë.