• |
ide | kryesore

Roza Lati dhe Iva Aliko, i vjen thirrja për në gjyq pas statuseve(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
45669fcec80747c305c2beefbf09374a_L.jpg



Moderatorja Roza Lati dhe modelja Iva Aliko tashmë kanë probleme me ligjin pas një denoncimi të dorëzuar në prokurori nga pronari i një dyqani kafshësh në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Bëhet fjalë pikërisht për pronarin të cilin, vajzat e njohura të ekranit e kanë akuzuar vetëm pak kohë më parë se në klinikën e tij veterinare nuk kishte kushtet më minimale të higjienës dhe se për faj të tij, kafshët e shitura kishin zhvilluar viruse të ndryshme. E si të mos mjaftonin këto, sipas Rozës dhe Ivës, ai i keqtrajtonte këto kafshë. Mirëpo pas këtyre akuzave të ngritura fillimisht nga Roza e të mbështetura më vonë nga Iva Aliko, pronari i këtij dyqani ka vendosur ta zgjidhë këtë në rrugë ligjore duke ngritur një padi ndaj vajzave.