Skandalet e “Big Brother” këtë edicion nuk kanë fund. pas publikimit tw videos ku shihej Damiano tw fliste me shokwt e tij ndwrkohw qw ishte nw izolim tashmw janw mesazhet ato qw e thellojnw kwtw skandal.
Në redaksinë e JOQ.al kanë mbërritur mesazhe nga llogaria e Damianos, ku ai komunikon me ish-banorin e kësaj shtëpie, fitues i edicionit të 8, Vesel Kurtishaj.
Mesazhet janë dërguar nga një person anonim, i cili thotë se e ka hackuar llogarinë e Damianos dhe i ka zbuluar pikërisht këto mesazhe, nga të dhënat e mbetura në mesazhe, duket se ata të çojnë direkt në profilin e Damianos në Facebook, me emrin Azdren Tirona.
Në mesazhet e mëposhtme, ju do të shihni kur Damiano i shkruan Veselit se gjithçka ishte lojë dhe i kërkon të menaxhojë llogaritë e tij në rrjetet sociale.
Ndërkohë, Veseli e paralajmëronte Damianon të bënte kujdes, duke i treguar dhe “sekretet” brenda shtëpisë.