• |
ide | kryesore

Allegri: Pjanic isha gati ta rrihja në fushë

Arkiva, Sport
srgf.jpg

Pas fitores ndaj Monaco, trajneri i Juventus, Masimiliano Alegri nuk kërkoi të marrë asnjë meritë përsipër, edhe pse me zgjedhjen për të ndryshuar modulin taktik dhe me hedhjen e Barzaljit në fushë në vend të Kuadrados, e çorientoi kundërshtarin.


“Nëse ky Juventus është i frikshëm duke parë lojën dhe numrat, atëherë bëjuni komplimentet lojtarëve të mi, jo mua” – tha trajneri.


Për trajnerin 49- vjeçar ka rëndësi suksesi, por finalja është ende larg për të, prandaj urdhëron që të gjithë të qëndrojnë me këmbë në tokë. Përpara gazetarëve zbuloi edhe momentet e nervozizmit me Pjanic.

“Isha gati ta rrihja, sepse më nervozon pafund kur e shoh që nuk beson te cilësitë e tij. Ai vërtet është përmirësuar shumë që kur ka ardhur te ne, por unë e di se ai mund të jetë një mes tre fantazistëve më të mirë në botë, thjesht duhet të ketë guxim, të mos hezitojë për të bërë gjërat që di, që ka në këmbët e tij” – tha trajneri.

Kthehu