• |
ide | kryesore

L’Oreal Paris në bashkëpunim me shtëpinë e modës Balmain (Foto)

Arkiva, Paparazzi
abb67b818135988d69601f7f2f307723.jpg



Lideri i bukurisë L’oreal Paris ka shpallur bashkëpunimin ekskluziv me Balmain, duke shenjuar kështu për herë të parë bashkëpunimin me një shtëpi mode.

Olivier Rousteing, drejtori kreativ do të sjellë vizionin e tij ikonik në këtë koleksion limited edition, i cili do të lançohet në shtator gjatë Javës së Modës në Paris.

“L’Oreal Paris dhe Balmain ndajnë të njëjtin vizion të fortë feminiliteti dhe të njëjtin qëllim, të fuqizojnë imazhin e femrës dhe t’i ofrojnë atyre mënyra të ndryshme për të pasqyruar veten e tyre”- tha Rousteing.

Edhe pse Balmain ka bashkëpunuar me brande të tjera si H&M, kjo është hera e parë në fushën e produkteve të bukurisë. Ai do të ekzekutojë 12 ngjyra të reja tek buzëkuqët e këtij koleksioni, nga ngjyrat dhe paketimet e veçanta që do të ngelen surprizë deri në shtator.