• |
ide | kryesore

Pas shumë vitesh Soni Malaj flet për Flori Mumajesin (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
soni4.jpg



Protagoniste e rubrikës “Kë zgjedh”, këtë javë ishte këngëtarja Soni Malaj.
Ajo u vu  në siklet kur në ekran ju shfaq dyshja e njohur, Alban Skënderaj dhe Flori Mumajesit, dhe ju kërkua të zgjidhte mes tyre. Këngëtarja e nisin me një buzëqeshje të sforcuar e më pas është shprehur se të dy janë kantautorë të suksesshëm, shkruan opinion.al “Mua më vjen mirë që kanë shumë vite në skenë dhe nuk janë duke e ndaluar. Unë do të doja që artistët shqiptarë që kanë talent të mos të ndalojnë, të vazhdojnë të prodhojnë dhe të ecin me po ato ritme suksesi. Kjo ka ndodhur me këta dy kantautorë që kanë vazhduar me ritmet e suksesit të tyre që në fillim e deri tani dhe besoj se po vënë baza të mira”, kështu është shprehur Soni Malaj e vënë paksa në pozicione të vështirë.