• |
ide | kryesore

Rama mbajti vetëm datën dhe fitoi

Arkiva, Blog
10172848_10152212663242800_6569021267849312807_n.jpg



Nga Enton Abilekaj                                 Me magjinë e marrëveshjes, jo vetëm selitë e PS dhe PD u shndërruan nga llogore lufte në oborre feste. Liderët, por edhe pasuesit e tyre, edhe deputetët, ministrat, populli në cadër që priste Bashën dhe populli në shesh që priste Ramën, pamjen dhe pajimet e luftëtarit, i kishin hequr për të festuar. Festë e vërtetë, marrëveshja u arrit, armët u ulen. Brenda marrëveshjes, që ata e vendosën pa ndihmën e atyre që i çuan deri këtu, pa mendimin e atyre që u dhanë forcën, ka shumë dyshime, Dyshimi më i madh mbetet data e zgjedhjeve. 25 qershori vjen për një muaj e një javë, 7 ministrat e rinj, edhe nëse e fillojnë sot detyrën, nuk kanë kohë në dispozicion për të arritur objektivat. Lulzim Basha, kërkonte një mandat disamujor për Qeverinë Teknike, me një kryeministër që nuk do të ishte kundërshtari i tij, sot firmosi që një qeveri gjithë përfshirëse mund ta bëjë këtë punë në 38 ditë. Sepse kjo është në fakt një qeveri gjithëpërfshirëse. Rama arriti të shpëtonte kokën e vet, pasi dhuroi 6 ministra të partisë së tij dhe 5 drejtori. Ky duket një lëshim i madh nga Kryeministri. 
Vetëm dje, në takimin e Elbasanit, kur mori një betim dashurie në anglisht, Rama kujtoi periudhën 2009-2013. Atëherë, si kryetar i opozitës që sa humbi zgjedhjet, bojkotoi Parlamentin që një ditëne parë, të sesionit të parë, me kërkesën për hapjen e kutive. Në fund të shkurtit 2010 u fut në parlament, jo se iu plotësuan kërkesat, por se mund të humbiste mandatet. Në prill filloi grevën e urisë, me një fushim cadrash, në bulevard. Greva nuk u mbështet nga ndërkombëtarët, nuk u përfill nga Berisha. Përfundoi për një darkë mes Ramës dhe Berishës në restorantin Krokodil në Strasburg. Asnjë kuti nuk u hap, çështja u mbyll, por jo represioni. Në 21 janar, u vranë 4 protestues të PS, në 11 maj Edi Ramës ia morën në tavolinën e KQZ fitoren e Bashkisë së Tiranës me 10 vota. Qershia mbi tortë erdhi në 2013, kur opozita u detyrua të tërhiqte anëtarët e KQZ, pasi parlamenti zëvendësoi anëtarin e LSI.
“Ne nuk jemi si ata”, u tha Rama në fund të këtij tregimi, të dashuruarve të Elbasanit. Aty ai premtoi që lëshimi më I madh që do të bënte ishte zv/kryeministri dhe një ministër. Data e zgjedhjeve nuk mund të lëvizte, propozimet e Mekallister ishin jashtë afateve kohore. Marrëveshja ndodhi kur askush nuk e priste. SHBA këtë herë nuk kishte ndërmend të falte refuzuesin. Rama u dorëzua, por nga bisedat kokë më kokë me Bashën, pati disa ndryshime nga projekti që palët kishin në tryezë. Më I rëndësishmi ishte ai për datën e zgjedhjeve. Ishte lëshimi më I madh që një qeveri I ka bërë opozitës ndonjëherë. Një lëshim që do të shënojë kthesën në historinë e pluralizmit, për herë të parë një qeveri I organizon zgjedhjet me opozitën. Sigurisht që u bë për shkak të situatës së jashtëzakonshme, që lidhet kryesisht me kanabizimin dhe me kriminalizimin e politikës, por Rama ia doli të bëjë një lëvizje të papritur, një marrëvëshje që e favorizon.  
Jo vetëm se fitoi datën e zgjedhjeve, që nuk I jep kohë të emëruarve të rinj të bëjnë nul atë që është përgatitur tashmë dhe të krijojnë një terren për zgjedhje të lira, por edhe koha që jepet në dispozicion, nuk krijon kushtet ligjore  për regjistrimin e koalicioneve. PS parashikohet  si partia e parë në zgjedhje, si rrjedhim është më e interesuara për një garë pa koalicione. Me këtë rast, Rama dobëson LSI që, pasi humbi avantazhin e kryetarit historik, tani humbet edhe avantazhin e koalicionit. Dobëson edhe PDIU që, si nëj parti në rritje, mund të shndërrohej në vendimtare pas zgjedhjeve. Duke dalë vetëm në zgjedhje, Rama do të zgjedhe vetëm aleatin që I duhet nëse rikonfirmohet si forcë e parë. Nga ana tjetër,krijon përcarje tek koalicioni opozitar. Aleatët e PD-së, janë të drobitur nga 4 vjet opozitë dhe krejt të papërgatitur për fushatë pas 3 muajsh protestë. Në 38 ditë duhet të fillojnë gjithcka nga e para, por pa ndihmën e PD. Ata I kanë të gjitha arsyet të ndihen të tradhëtuar, opozita mund të quhet tashmë e përcarë.

Si përfundim, me datën e zgjedhjeve, Rama arriti 3 fitore: 1. kohën e pamjaftueshme të ministrave të rinj për të bërë nul atë që ishte përgatitur tashmë.2. hoqi peshën e aleatëve të tij. 3. Krijoi përcarje në kampin opozitar duke I cuar aleatët e abshës drejt eleminimit. Me këtë rezultat dukes se ka siguruar një rikonfirmim të pakontestuar për veten.I pari në historinë e pluralizmit.



3 Comments

  1. na hengsh karin, Rama u fut

    na hengsh karin, Rama u fut me zor ne marrëveshje nga Amerika por sido qe te jete, eshte nje maskara qe duhet zhdukur nje ore e me pare per shkaterrimin qe i beri ketij vendi. Tani fjalen e ka populli per ta shporrur ate me vote. 

  2. Analize shume e sakte. I

    Analize shume e sakte. I vetmi fakt qe ha diskutim jane aleatet e Bashes qe i mbledhin apo jo 50 mije vota ne rang kombetar. Sic flitet ne listat e PD-se do jene fatmir Mehdiu (i njohur per lobimet ne USA), Agron Duka qe gezon nje mbeshtetje te gjere elektorale ne zonen e tij dhe Dule per votat e minoritareve. PDIU humbet shume pasi elektorati i saj voton i gjithi PD-ne, mbetet per t'u pare LSI. LSI eshte e vetmja pike ne disfavor te KM, i cili luajti nje politike shume te holle per mendimin tim duke i bere te pabesueshme si per elektoratin, ashtu edhe per opoziten LSI-ne dhe PDIU-ne. Arritja e vetme e Bashes eshte futja e ndare e te majtes ne zgjedhje, gje per te cilen edhe KM ishte shume dakord. Partite e vogla qe marrin rreth 250-300 mije vota do te reduktohen ne maksimum per dy arsye, se pari sepse nje pjese e elektoratiti do votoje njeren nga partite e medha nga frika e tjetres, se dyti sepse duke mos patur komisonere dhe numrues, votat e tyre do te ndahen ne mes te forcave te medha. Mbetet per t'u pare vetem rezultati i LSI qe me duket se i perfiton numruesit, por elektoratin e ka shume pragmatist dhe te levizshem. Natyrisht qe kjo force nuk do arrije kurre rezultatin e 2013-es, por nese arrin rezultatin e 2009-es mund te jete perseri kingmaker…

  3. enton ti me ramen fituat lrsh

    enton ti me ramen fituat lrsh negjmije.kriminelet ju hoqi basha ,tash kan per te jundjek kriminelet juve.