• |
ide | kryesore

“Bomba” e Shpëtim Gjikës: UEFA rrëzon Skënderbeun nga kategoria pas pak ditësh

Arkiva, Sport
shpetimi.jpg



Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika ka bërë një status në “Facebook” ku paralajmëron rrëzimin e Skënderbeut nga kategoria me urdhër të UEFA-s. Sipas tij njëra mes Vllaznisë dhe Tiranës do rrëzohet javën e ardhshme pas ndeshjes direkte. Por cilado që të bjerë në Kategorinë e Parë do të kthehet përsëri në Superiore pasi UEFA do të dënojë Skënderbeun me një pezullim të gjatë.

POSTIMI I GJIKËS:

Mbajeni mirë shënim ketë status, sidomos tifozët e Skënderbeut!

E di që do më shani, por do duroj!

Skenari i këtij kampionati është si më poshtë:

1.Nga Superliga bie Tirana ose Vllaznia!

2.Skënderbeut pas pak ditesh i vjen vendimi nga UEFA për trukime ndeshjesh!

3.Skënderbeu dënohet të zbresi një kategori më poshtë nga Superliga!

4.Për kampionatin e ardhshëm ringjitet në Siperlige Tirana apo Vllaznia në vend të Skënderbeut!

Keni për ta parë që do ndodhi kështu!

Ps: kushdo që do më shaje apo fyej sot, nuk do ti pergjigjem, por do tja kthej 10-fish kur të ndodhi kështu si po them une sot!