"/> Koreja e Veriut teston një raketë të re: Të aftë të godasim SHBA-në - Lapsi.al
  • |
ide | kryesore

Koreja e Veriut teston një raketë të re: Të aftë të godasim SHBA-në

Arkiva, Planet
1495358223_95836048_a475c6e7-2c51-46a8-bbfe-21811daa8b95.jpg



 

Koreja e Veriut ka zhvilluar testin e radhës raketor, duke sfiduar kështu hapur sanksionet e OKB-së.  

Njoftimi vjen nga Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut.

Vetëm një javë më pari vendi komunist lëshoi një tjetër raketë, e cila mundësonte transportimin e kokave të mëdha bërthamore.

Këshilli i sigurisë së OKB-së kërkoi për të disatën herë që Peniani (kryeqyteti i Koresë së Veriut) të mos kryente më testime të tilla.

Raketa e testuar sot fluturoi 500 km, më pak se ajo e javës së kaluar që përshkoi rreth 700 km.

Në orët e para të kësaj të diele, media shtetërore koreano-veriore kishte njoftuar se vendi do të vazhdojë të lëshojë “më shumë armë të afta për të goditur Shtetet e Bashkuara”.

Sipas agjencisë “Yonhap”, presidenti i sapozgjedhur koreano-jugor, Moon Jae-in, i cili ka kërkuar angazhim më të thellë me Veriun komunist, ka thirrur një takim urgjent të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, në kundërpërgjigje të zhvillimeve të fundit dhe tensioneve në rritje në gadishull. /LAPSI.AL/