• |
ide | kryesore

VIDEO/ Çfarë goli i Hykës në SHBA

Arkiva, Sport
hyka-665x400.jpg



Jahmir Hyka ishte protagonist i fitores së skuadrës së tij San Hoze ndaj Dallas me rezultatin 1-0. Mesfushori shqiptar shënoi golin e vetëm të sfidës. Hyka shënoi një gol mjaft të bukur. Pas një kontrolli të bukur në zonë, i kaloi topin mbi kokë mbrojtësit kundërshtar, para se të gjuante në portë dhe të shënonte një gol të cilin e festoi me “shqiponjë” para shokëve të skuadrës. Fitorja ndaj Dallas, një prej skuadrave më të forta në Konferencën e Perëndimit, afron San Hoze me kreun e renditjes, i cili tani është vetëm 3 pikë larg, duke kthyer skuadrën kaliforniane të mesfushorit shqiptar në një prej pretendenteve të këtij sezoni.