• |
ide | kryesore

(VIDEO) Kërcënimi i Koresë së Veriut, SHBA dërgon aeroplanmbajtësen e dytë në rajon

Arkiva, Planet
4093DEBC00000578-0-The_USS_Ronald_Reagan_is_moving_to_the_Korean_Peninsula_to_meet_-m-30_1495298815305.jpg



Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar aeroplanmbajtësen e dytë në gadishullin korean, në një kohë kur tensionet në rajon janë rritur ndjeshëm.

“USS Ronald Reagan” i është bashkuar aeroplanmbajtëses “USS Carl Vinson”, teksa pritet që të kryejnë ushtrime stërvitore së bashku.

Nisja e “USS Ronald Reagan” nga porti Yokosuna i Japonisë (shih videon poshtë) erdhi dy ditë pasi Koreja e Veriut testoi një raketë balistike që përshkroi rreth 700 kilometra në Detin e Japonisë.

Sipas CNN, Shtëpia e Bardhë është shprehur se kjo raketë ishte me një rreze më të shkurtër veprimi krahasuar me tre testet e fundit të Koresë së Veriut. Ky test vjen një javë pasi Koreja e Veriut testoi atë që ajo e quan raketë të aftë për të mbajtur një kokë të madhe bërthamore.

Ene nuk është bërë e qartë sa kohë do qëndrojnë aeroplanmbajtëset në gadishullin korean.

“USS Ronald Reagan” është një aeroplanmbajtës i fuqishëm dhe mund të mbajë një ekuipazh prej 4539 personash. Ajo kushton rreth 8.5 miliardë dollarë dhe ka një kapacitet tranportues prej 60 avionësh ushtarakë. /LAPSI.AL/