• |
ide | kryesore

VIDEO/ Mourinho mban konferencën për shtyp më të shkurtër në histori

Arkiva, Sport
mouu_1495398157-3181259.jpg



Jose Mourinho ka bërë diçka interesante gjatë ditës së shtunë pas fitores 2-0 ndaj Crystal Palace. Kur Jose Mourinho doli në konferencë për media asnjë gazetar nuk kishte pyetje për të. Me të hyrë në sallën e konferencës në “Old Trafford”, Mourinho dhe zëdhënësja për shtyp e klubit pyetën nëse gazetarët kishin pyetje dhe përderisa askush nuk u përgjigj, portugez e la menjëherë sallën. Ish trajneri i Real Madridit nuk priti gjatë, duke parë edhe prezencën e vogël të gazetarëve që ishin aty, ndoshta kjo ishte një ndër arsyet pse ai u largua menjëherë. Mendja e Mourinhos tani është te Europa League, që do të përballen në finale me Ajaxin. /Express/