• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta kampioni i Moto GP, Niki Hejden

Arkiva, Sport
nicky-hayden-the-worker-champion.jpg



Ish-kampioni i Botës në Moto GP, Niki Hejden është ndarë sot nga jeta pas 5 ditëve në koma, në spitalin e qytetit të Çezenës.

35-vjeçai kishte kaluar 5 ditë në koma, si pasojë e përplasjes me një makinë teksa po stërvitej me biçikletë.

Ndonëse u shtrua me urgjencë në spital, menjëherë u njoftua se kishte marrë dëmtime të rënda në kokë dhe në gjoks.

Hejden, i njohur si “Kentucky Kid”, u shpall Kampion Bote në Moto GP në vitin 2006, duke ndalur hegjemoninë e gjatë të Valentino Rosit në këtë sport. Prej dy vitesh, ai kishte kaluar nga garat e Moto GP në Superbike dhe ishte në Itali pikërisht pasi kishte garuar në këtë kategori në fundjavën e kaluar në pistën e Imolas. /LAPSI.AL/