• |
ide | kryesore

Mamaja e Ariana Grande në koncert, si i shpëtoi fëmijët (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
ariana-grande-grammys.jpg



Joan i ka shoqëruar fansat e tmerruar drejt shpëtimit në prapaskenë pasi shpërthimi u dëgjua fillimisht në koncertin e vajzës së saj në Manchester Arena.

TMZ bën me dije se Joan ishte ende e ulur në vendin e saj në rresht të parë kur një bombë shpërtheu në pjesën kryesore të Arenës pas shfaqjes. Ajo menjëherë iu erdhi në ndihmë fansave për të shpëtuar kë të mundte. Bëhet me dije se Joan grumbulloi mbi 10 fëmijë në prapaskenë duke u shpëtuar jetën atyre pak sekonda pasi filloi sulmi që vrau 22 persona dhe la të lënduar 119 të tjerë.