• |
ide | kryesore

VIDEO/ Lojtarët i kërkojnë Gjicit paratë: Premtove 100 mijë euro për Partizanin!

Arkiva, Sport
18555861_1170752249736787_203323418733695880_n-470x313.jpg



Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, në “Rubrikën Sportive në TVSH” u mundua të përgënjeshtronte lajmin e publikuar në “Panorama Sport” se ai u kishte vënë lojtarëve një premio prej 100 mijë eurosh për fitoren e titullit kampion. “Nuk është e vërtetë, nuk ka asnjë premio për lojtarët”, deklaroi Gjici para kamerave televizive.

Por pak minuta më vonë, numri 1 i kampionëve të saposhpallur të Shqipërisë u përgënjeshtrua nga vetë lojtarët e tij të cilët ishin të ftuar në një studio tjetër televizive. Pero Pejiç, Matija Dvornekoviç dhe Enea Koliçi ishin të pranishëm në studion e “Ora Skaner” dhe aty u ngacmuan rreth fjalëve që sapo kishte thënë presidenti i tyre.

“Ka premio, ka”, tha Pejiç, ndërsa konfirmimin e dhanë edhe dy futbollistët e tjerë. “Ka thënë 100 mijë euro”, shtoi kroati. Tashmë mbetet të shihet nëse Gjici do t’ua japë futbollistëve këtë shpërblim të cilin pretendonte se nuk e kishte premtuar asnjëherë.