• |
ide | kryesore

De Biasi vendos ta përjashtojë Xhakën nga kombëtarja

Arkiva, Sport
xhaka-de-biasi-420x265.jpg



Taulant Xhaka nuk do të jetë në grumbullimin e radhës me Kombëtaren shqiptare, pasi trajneri Gianni de Biasi ka vendosur ta penalizojë pas sherrit të tyre të fundit. Kuqezinjtë po përgatiten të luajnë dy takime, një miqësore ndaj Luksemburgut dhe një kualifikuese ndaj Izraelit, por mesfushori i Baselit pritet të mos jetë pjesë.

Pas humbjes së tretë radhazi në eleminatoret e botërorit, asaj në Palermo (2-0) kundër Italisë Xhaka i cili nuk u aktivizuar u largua në mënyrë demostrative nga grumbullimi dhe nuk ka udhëtuar drejt Tiranës për të përgatitur ndeshjen miqësore kundër Bosnjes. Përpos gjendjes së rënduar emocionale të skuadrës, Taulanti që njihet për impulsivitetin e tij, mendohet se ka luajtur rol edhe vendimi i De Biasit për të mos e aktivizuar në një ndeshje vitrinë si ajo e Palermos. Burime brënda të kuqve informuan athere për këtë pakënaqësi ndërsa në komunikimin e tij me mediat, trajneri i kombëtares u mundua ta relativizojë atë duke thënë se ai qe i dëmtuar. Gjithsesi nga goja e teknikut doli një shprehje e rrallë: “Taulant Xhaka nuk është i pazëvendësueshëm”. Ndërsa Taulanti më pas u përgjigj: “Unë luaj me zemër për kombëtaren dhe jo si De Biazi për para”.

“Jam shumë i zhgënjyer me deklaratën e trajnerit te kombëtares që nuk thotë të vërtetën. Une Taulant Xhaka do ta  them të vërtetën se jam plotësisht i zhgënjyer kur trajneri De Biazi thotë se ika në Bazel për sepse kisha problem, unë ju garantoj se nuk kam asnjë problem, por problemi është direkt me Trajnerin Di Biazin i cili për mua ma ka ba me të padrejtë pa asnji arsye, kam qen nji lojtar titullar në kombëtaren time dhe me mish e me shpirt kam luajtur për flamurin dhe atdheun tim, dhe deklarata e tij se më ka mbrojtur tregon se ai nuk thotë të vërtetën por i lakon gjërat. Unë kam kërkua nga ai që të bisedojmë që të më japë arsyen pse unë nuk jam titullar por ai me ironi nuk më tregon asnjë arsye, por as që do të dëgjojë mendimin tim. Unë nuk kam filluar të luaj sot, por jam prej një kohe të gjatë profesionist dhe unë i rrespektoj mendimet e trajnerit, por në këtë rast ai nuk ka pas arsye të mbrojë po vetëm të vërtetën ta thotë. Menyrën dhe selljen e tij nuk konceptoj dot, mua me dhimbset Shqipëria dhe populli im, kurse trajnerit i dhimbsen lekët. Juve fansave kuqe e zi dhe tër Shqipërisë ju them se më është bërë padrejtësi deri fund.

Babai i Taulantit me një letër të hapur u mundua ti ulë gjakrat:  “Trajneri Xhani de Biasi tha në një intervistë të fundit, si dhe herë të tjera, se me lojtarët në moshë të re sillet si baba, pra si njeri i pjekur me një moshë të caktuar. E tash unë dua t’i përgjigjem si dikush në moshë të rritur, si njeri i pjekur. Nuk dua që të ketë më shumë polemika që të krijojnë përçarje brenda Kombëtares. Nuk dua të ketë debate midis një lojtari dhe trajnerit. Kombëtarja është e shenjtë. Nëse do ketë polemika, le të ketë midis meje dhe trajnerit. Jo midis Taulantit dhe trajnerit. E tash po them mendimin tim për këtë çështje. Mund dhe të mos kisha folur, por meqënë polemikat kanë plasur, unë po mundohem me i qetësuar. Ka dy parime : rrobat e palara lahen në shtëpi. Ka dhe një parim tjetër. Me diskutuar ndershmërisht edhe në publik, deri sa të bindim njeri tjetrin”. Por me sa duket De Biasi nuk a ka dëgjuar apelin për ta trajtuar taulantin si një bir. A ka vendosur ti japë një mësim duke mos e ftuar Xhakën për ndeshjet kundër Luksenburgut (miqësore) dhe Izraelit.