• |
ide | kryesore

Gafa e Ivanka Trump në Itali me legjendën e Lacios

Arkiva, Sport
3_1495655227-7876565.png



Futbollisti Giorgio Chinaglia mund të jetë një legjendë e Lazios, por vajza e Presidentit të SHBA-ve, Ivanka Trump pa dashje ka menduar se është edhe më i madh. Ajo së bashku me babain e saj kanë vizituar Italinë dhe në një restorant në Romë ka bërë gabimin.

“Cili shenjt është ky?”, – ka pyetur Ivanka për legjendën Chinaglia, shkruan Huffington Post Italia.

Por ajo sqaruar nga pronari i restaurantit, i cili ia ka shpjeguar se është legjendë e Lazios.

“Ne i shpjeguam asaj se ai nuk ishte shenjt, por një kampioni madh i Lazios”, – tha pronari i restorantit. Chanaglia luajti te Lazio nga viti 1969 deri në 1976, duke shënuar 98 gola në 208 paraqitje. Me Lazion ai fitoi titullin e Serie A në sezonin 1973-74. /Express/