• |
ide | kryesore

“LRI e jona, ty të qofshim falë” kënga bën xhiron në rrjetet sociale

Arkiva, Pikante
Capture.JPGghj.JPG



Një video ku disa të rinj nga Përmeti kënduar në kor për Lëvizjen Rinore për Integrim po bën xhiron në rrjetet sociale. Të rinjtë e LRI janë nisur për një nga aktivitetet partiake në Tiranë dhe ia kanë marrë këngës me tekst si më poshtë.

“LRI e jona ty të qofshim falë

Vijmë nga Përmeti, drejt për në Tiranë

Falenderojmë Eldin, kryetarin tonë

Ftioren të cilit, ne ia sigurojmë”

Profili “Qytetarët për parkun” që e ka shpërndarë videon në rrjetet sociale e shoqëron me statusin: “Mund te kuptojme dërra e dërrkuce partish qe dalin e flasin përcart neper podiume elektorale, ca nga droga dhe ca se ashtu e do puna, por nuk mundet kurresesi te kuptojme se si brezat e rinje qe sot kane te gjithe informacionin e nevojshem vetem nje klikim larg te mund te dergadojne ne kete menyre” Video më poshtë: