• |
ide | kryesore

Rama ka të drejtë që nervozohet kur i përmendin milionat

I pakategorizuar
rama kostum ulur.jpg



Edi Rama pati një reagim nervoz, gati kërcënues ndaj një ndjekësi në facebook, që i tha se politikanët e sojit të tij nuk i kanë problem dënimet me gjoba nga gjykatat, pasi i kanë xhepat plot me miliona euro.

Komentuesi i shkruante poshtë një postimi që Rama bëri për dënimin me gjobë që Gjykata e Lartë dha për Edi Palokën, për shpifje ndaj Saimir Tahirit.

“O rame per denime me gjoba ju paguni milionat e eurove se I keni xhepat plot , burg rame burg atehere e meriton prap voten se po vazhdut kshu skeni gjo n terezi”, i shkruante ai.

Përgjigja e kryeministrit qe shpërthyese dhe agresive. 

“milionat e eurove ne xhepa shko tregoja ndonje tjetri, jo ketu, more vesh a jo? Dhe sa per burgun, une nuk jam as prokuror as gjykates dhe Pallati i Drejtesise se Re nuk ndertohet me komente ne facebook, po gur pas guri mbi themelin e Vetingut! Keshtu qe s’ta kam une fajin as ty dhe as kujtdo tjeter qe cerekshekulli nuk u be shtet e as drejtesi, po rrumpalle! Une pergjigjem per 44 muajt e fundit ku kemi bere reforma qe po te ishin bere 24 vjet me pare do ishim duke bere biseda te tjera sot… Shendet e durim dhe voto PS se s’ka asnje garant tjeter per te luftuar per Shqiperine qe do”.

Ky nuk është reagimi i parë agresiv i Edi Ramës ndaj atyre që i përmendin milionat.  

Kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, gjatë fushatës elektorale të vitit 2007, ai doli në një konferencë për shtyp ku përdori një fjalor jashtë etike ndaj një biznesmeni që deklaroi publikisht se Rama i kishte kërkuar 1 milionë euro në këmbim të një leje ndërtimi.

“Të të shkër*ehet mamaja 24 orë dhe kur të vijë puna të dëgjosh një parazit. Nuk ka as në Tiranë dhe as në Shqipëri, as një burrë nëne dhe as një bir kur*ve që të vijë dhe t’më kërkojë mua në xhep lekët e veta”, deklaronte atëherë kryebashkiaku kontrovers (shih videon në minutën 3:00)

 

Para se të ulej në karrigen e kryeministrit, Edi Rama përflitej për një pasuri prej vetëm 3 mijë eurosh. 

Sot, sipas deklaratës së pasurisë së vitit 2015, ai zotëron disa shtëpi banimi. (shih më poshtë deklaratën e pasurisë)

Në shtator të vitit 2015, lapsi.al publikoi ekskluzivisht një raport konfidencial të OSBE, në të cilin flitej se Edi Rama zotëronte një pasuri prej 200 milionë eurosh, të fshehur në kompani offshore në parajsat fiskale.

Vetë Rama e shpërfilli këtë raport, por deputetë të Partisë Socialiste nisën një sulm të paprecedent ndaj ambasadorit të OSBE (shih më poshtë lajmin).

Shumë prej tyre, përfshirë edhe Gramoz Ruçin u rreshtuan në mbrojtje të pasurisë së përfolur të kryeministrit.

E gjithë kjo, sepse Edi Rama kërkon të shfaqet si një njeri modest, që jeton me djersën e punës, me pagën e tij si kryeministër dhe me shitjen e “Kurbanit” apo të “zhgarravinave” që i dërgon nëpër ekspozita tani që u bë kryeministër.

I gjithë ky kompleksitet ndaj miliona eurove që i përmenden mund të vijë ndoshta edhe nga fakti se kur ishte kryetar bashkie në Tiranë, u akuzua vazhdimisht nga opozita se merrte 20 % të pallateve për të cilat jepte leje ndërtimi.

Por edhe pse kërkon të ruajë imazhin e një njeriu të thjeshtë, mania për të qenë i veçantë dhe për të treguar se vishet me shije e sipas modës, e tradhëton. (Si promotor i modës në veshje ai u hoq edhe të hënën në parlament kur Astrit Patozi i tha se kishte shkelur etikën duke ardhur në sallë me T-Shirt).

Edhe pse kryetari qeverie i vendit më të varfër në Europë, Edi Rama na shfaqet në ekranet televizive me kravata unikale, që i ndërron thuajse çdo ditë, gati – gati pa vënë dy herë të njëjtën. Duke përllogaritur që secila prej tyre kushton së paku 100 euro, rezulton se ai harxhon rreth 40 mijë euro në vit vetëm për kravatat (lexo më poshtë lajmin e lapsi.al Veshja që kushton miliona e kryeministrit tonë).

E gjithë paga vjetore e tij si kryeministër nuk e arrin këtë shifër.

Pa llogaritur këtu kostumet që vesh, që janë të markave më të shtrenjta në botë. I ka me porosi dhe me qepjen e tyre merret një rrobaqepës personal nga Milano, që vjen në Tiranë në mënyrë periodike, për t’i marrë përmasat.

Edhe veshtjet sportive apo ekstravagante janë të markave më të shtrenjta, Zenja, Paul&Shark, Costum National etj.

I mban teksa ulet gju më gju me njerëzit e thjeshtë, anembanë Shqipërisë dhe u flet për “përpjekjet titanike” që ai po bën kundër varfërisë. Janë veshje mijëra euroshe që bëjnë kontrast me rrobat e tregut që mbajnë qytetarët e thjeshtë që e dëgjojnë kur u tregon se duhet të aplikojnë 25 a 30 herë për të gjetur një vend pune me rrogë 30 mijë lekëshe apo kur u thotë se punë ka, por ata nuk janë profesionistë, ndaj s’mund të punojnë.  

Shtëpia e tij në Surrel, sipas opozitës që tani është bërë pjesë të qeverisë, ka një kosto disa qindra mijëra euro, (faturat e ndërtimit të saj nuk janë bërë asnjëherë transparente) por kryeministri preferon ta quajë një banesë të thjeshtë apo ta etiketojë veten si “katunar”. Në këtë rol përdor edhe djalin e tij të vogël, kur u thotë qytetarëve nëpër Shqipëri se Zaho rritet me pulat në Surrel.

Image result for shtpeia e Rames surrel

Është ky dyzim mes jetës së luksit dhë dëshirës së tepruar për t’u treguar i thjeshtë para shqiptarëve të vafër, që u kërkon votën për të qëndruar në pushtet, ajo që e bën atë të papërmbajtshëm, fyes e kërcënues ndaj atyre që i përmendin paratë dhe pasurinë, apo dëshirën për madhe për pushtetin që ia ka mundësuar luksin.

 

DEKLARATA E PASURISË SË RAMËS

 

1) Pronar me 100% i apartament banimi Tiranë, tip parafabrikat me sip. 59 m2 , fituar me privatizim, sipas rivlerësimit të 2012 vlera 5 422 100 lekë.

2) pronar me 100% të studio artisti Tiranë, sip. 65 m2, me trashëgimi nga babai, me vlerë të raportuar 2 500 000 Lekë.

3) bashkëpronar me 50% e ku 50% të tjera pjesë e regjimit martesor me bashkëshorten Lindita RAMA, shtëpi banimi me sipërfaqe të padeklaruar, përcaktuar një kat, me vlerë ndërtimi 39 607 741 lekë, vendndodhja e shtëpisë në fshat Surrel, Komuna Dajt, pasuri që justifikohet me dokument leje ndërtimi, momenti i deklarimit pa titull pronësie.

4) bashkëshortja Lindita Rama si e pavarur nga regjimi martesor është pronare me 100% e apartament sip. 146.15 m2 + verandë 68 m2 + garazh 17 m2, vendndodhja Tiranë, blerë me pjesë në 2015 dhe 2009.

5) bashkëshortja Lindita Rama e pavarur nga regjimi martesor është pronare e tokë arë me sip. 4 483.5 m2 Surrel, Dajt, blerë në vitet 2005 dhe 2009, me titull pronësie për tokë arë.

Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti)

1) gjendje e datës 10. 09. 2013 në llogari bankare personale në vlerë 2 007 789,3 lekë, burim të ardhurash paga e mëhershme dhe shitja e librit “Kurban”.

2) kesh (cash) në vlerën 988 700 lekë, burim i të ardhurave kursime personale.

3) kredi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiarë të pashlyer – 336 383 lekë , e marrë në datën 12. 05. 2000 me principal 2.5 milion lekë, afat shlyerje 15 vjet, interes bazë 3%.

4) detyrim i papaguar subjektit ndërtues të “shtëpisë së banimit në Surrel” me vlerë – 12 056 241 lekë, detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten.

5) detyrim i papaguar i qira vjetore apartament banimi sipas kushtit për pagim një herë në vit, vlera e detyrimit -573 280 lekë detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten.

6) Zonja Lindita Rama në cilësinë e bashkëshortes dhe me të drejta të pavarura nga regjimi martesor, zotëron vlerën e dhënë si hua të tretëve prej 70 000 euro, hua pa interes, e papërcaktuar data e huadhënies.

7) bashkëshortja Lindita Rama zotëron gjendje llogari bankare më 10. 09. 2013 në vlerën 6 206 644.3 lekë, deklarohet 100% pjesëtare.

Sende me vlerë

1) posedues i një koleksion me krijimtari artistike të babait, koleksion i trashëguar.

Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet

Të ardhura nga Paga për vitin 2015 vlera neto pas pagimit të detyrimeve tatimore 2 037 188 (dy milion e tridhjetë e shtatëmijë e njëqind e tetëdhjetë e tetë) lekë.

Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit

Të ardhura nga krijimtaria artistike: shitje libri Kurban, shitje punë artistike vlera neto me detyrime tatimore të zbritura 2 694 009 (dy milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e nëntë) lekë.

Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare

1) Zonja Lindita Rama, Shtuar në llogarinë personale në bankë gjatë vitit 2015 vlera 3 044 470 lekë.

2) Zonja Lindita Rama shtuar Gjendja Cash shtuar me 115 000 lekë.

3) Zonja Linda të ardhura nga paga dhe puna si eksperte në vlerë neto pas pagimit të detyrimeve tatimore 1 929 676 (një milion e nëntëqind e njëzet e nëntë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë.

4) Zonja Linda Rama të ardhura nga qira apartamenti në vlerë neto pas pagesës së detyrimeve tatimore 1 939 237 (një milion e nëntëqind e tridhjetë e nëntë mijë e dyqind e tridhjetë e shtatë) lekë.

5) Zonja Linda Rama të ardhura nga interesa bankare vlera neto pas zbritjes së detyrimit tatimor 4 294 (katërmijë e dyqind e nëntëdhjetë e katër) lekë.

6) Zoti Gregor Rama fituar nga shitja e veprave të artit 3 400 Euro.

7) Gregor Rama pakësuar një llogari bankare me minus 197 629 lekë.

8) Llogari Bankare pa ndryshime.

9) Llogari bankare në EU shtuar me plus 50.