• |
ide | kryesore

I grisi kartonin arbitrit, FSHF dënon rëndë Salihin (vendimi i plotë)

Arkiva, Sport
salihi-2-658x370.jpg



Federata Shqiptare e Futbollit nuk është kursyer ndaj Skënderbeut duke ndëshkuar ashpër korçarët për ngjarjet e ndeshjes me Kukësin. Reagimi i lojtarëve të Skënderbeut ndaj gjykimit të Enea Jorgjit nuk ka kaluar pa pasoja. Ajo që bie më shumë në sy është se Hamdi Salihi, i cili nuk u ndëshkua me karton për sjelljen e tij, është ndëshkuar më rëndë se sa Osmani i cili la fushën e lojës me karton të kuq.
VENDIMI
1. KF “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindemijë) Lekë.
2. Lojtari i KF “Skenderbeu” Tefik Osmani, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes duke përdorur fjalë fyese e duke u përplasur fizikisht, në bazë të nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshjes pezullim nga aktiviteti.
3. Lojtari i KF “Skenderbeut” Hamdi Salihi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në kundërshtim me etikën sportive, në bazë të nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. Zyrtari i KF “Skenderbeu”, Gerhard Takaj, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2/b) të KDS dënohet me 18 (tetembëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti dhe në bazë të nenit 20 të KDS i ndalohet qendrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
5. KF “Skenderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindemijë) Lekë.
6. FK “Kukësi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindemijë) Lekë.