• |
ide | kryesore

Edi Martini sherr me Elis Bakajn: Spurdhjak, bixhozxhi, “kalë Troje”…

Arkiva, Sport
srttttt.jpg



Ish-futbollisti dhe trajneri i Vllaznisë Edi Martini është përfshirë në një sherr në distancë me futbollistin e Vllaznisë Elis Bakaj pas vendimit të këtij të fundit për të mos luajtur kundër Tiranës. Bakaj nuk do të jetë në sfidën e së shtunës që është përcaktuese për të dyja skuadrat për qëndrimin në superligë.

Sherrin e nisi një status në Facebook i Edi Martinit që ka qenë dyshues që kur Bakaj firmosi për Vllazninë, por ishin të shumtë ata që e kritikuan.

“Shumë njerëz më kritikuan për Bakajn kur erdhi te Vllaznia. Po tashmë shokë e miq më jepni të drejtë për çka kam thënë. Erdhi, bëri stërvitje, mori lekë e u kënaq dhe tash më bën burrin e mirë. A thua e kishte bërë këtë punë ky nëse do kishte qenë gjallë Myftari (Çela), apo të ishte Valteri?” – shkroi Martini.

Kësaj deklarate iu përgjigj “flakë për flakë” Bakaj. Lojtari e cilëson Martinin si një bixhozxhi.

“E kisha menduar se Vllaznia dhe Tirana mund të arrinin deri këtu kur pashë ecurinë e fundit të të dyja skuadrave, por në momentin që diçka e tillë u bë fakt, më besoni është shumë e vështirë për t’u përballuar. I kërkoj falje të gjithëve, i lutem të më kuptojnë. I pranoj kritikat nga të gjithë, por jo nga disa ish-trajnerë bixhozxhinj, që i kanë të zgjidhura rrugët që kalojnë në rrugicat e Shkodrës për të evituar borxhlinjt. Në fillim thanë se s’do të shënoja. Pasi shënova, gjetën diçka tjetër për t’u kapur. U them këtyre ish-trajnerëve, duke qenë se mi njohin shumë mirë pikat e dobëta, do t’i punësoj si trajner personal të më progresojnë në mangësite e mia. Fundja, në këtë mënyrë s’do të rrijnë pa punë për një kohë të gjatë dhe të luajne bixhoz rrugëve të Shkodrës” – shkroi nder te tjera Bakaj.

Reagimi i Edi Martinit ishte i ashpër edhe i menjëhershëm.

“Bakaj, po kërkoj “Facebook”-un tënd por nuk po arrij ta gjej sepse një foto profili e ke të Tiranës, një të Partizanit e një të Dinamos, por nuk pashë asnjë foto të origjinës tënde. Dëgjo këtu more spurdhjak i vogël. Kam 5 muaj që të kam kritikuar por ti nuk e gjete burrërinë të ktheje përgjigje por tani që ike ke filluar të flasë e kjo është pjesë e karakterit tënd bastard. Nuk je gjë tjetër vetëm një palaço i vogël në duart e atyre që të blejnë e të shesin sa herë kanë nevojë. E pra ti more spurdhjak nuk je gjë tjetër veç një pjesë e imoralitetit të futbollisteve si puna jote. Ti nuk ma ke borxh vetëm mua por komplet Shkodrës. Mua njerëzit më njohin mirë dhe e dinë kush jam more palaço. Mendova se kishe burrëri të heshtje, por ti jo, ti je aq bastard e imoral o burracak, sa që kur ikën flet. Edhe pa ty do t’ia dalim more kalë troje” – thotë Martini./lapsi.al