• |
ide | kryesore

Vladimir Putin takon Emmanuel Macron në Francë, çfarë do diskutohet

Arkiva, Planet
macron putin.JPG



Presidenti rus, Vladimir Putin mbërriti ditën e sotme në Francë për bisedime me presidentin e ri francez, Emmanuel Macron.

Pritet që kjo vizitë e Putin të hapë një kapitull të ri në marrëdhënien me zotin Macron, pasi mbështeti rivalët e tij në zgjedhje.

Macron është udhëheqësi i parë Europian që takohet me Vladimir Putin, pas takimit të G7 gjatë fundjavës, ku marrëdhëniet me Rusinë ishin një nga temat kryesore.

Putin dhe Macron ndahen në qëndrimet e tyre lidhur me Ukrainën dhe Sirinë.

Sipas Telegraph, mbetet për t’u parë si do ndahen liderët, nëse kujtojmë si Macron u takua me Trump, duke mbajtur shtrëngimin e dorës përtej dëshirës së Presidentit të SHBA. /LAPSI.AL/