• |
ide | kryesore

De Biasi rikthen Ergys Kaçen në kombëtare

Arkiva, Sport
920aad26-c0ca-4254-9b54-8b6d8c668e30.jpg



7 muaj larg Kombëtares. Për here te fundit i grumbulluar ne sfidën me Lihtenshtejnin, ne tetor te 2016-ës. Ajo qe dukej si një krisje e pariparueshme ndërmjet Ergys Kaçes dhe trajnerit Gianni de Biasi tashme është hedhur pas shpine.

Mesfushori shtatshkurtër kthehet me kombëtaren, prej ndeshjeve te radhës, miqësores se 4 qershorit me Luksemburgun dhe sfidës delikate ne kualifikueset e Botërorit 2018, me 11 qershor ne  fushën e Izraelit, shkruan Supersport. Një ndeshje qe mund te vendose shume për fatin e edicionit te Shqipërisë dhe ku nevojitet kontributi i te gjithëve. Edhe ai i një lojtari si 23-vjeçari korçar.

Pavarësisht se ne këtë sezon ka luajtur me pak se 25 ndeshje mes cekeve te Viktoria Plzen dhe grekeve te PAOK, klasi dhe kualiteti i Kaçes nuk kane diskutim. Mjafton te kujtosh qe ne fundin e sezonit rifitoi besimin e skuadrës nga Selaniku, ku u rikthye ne protagonist.

Për here te fundit ka zbritur me Shqipërinë ne fushe ne miqësoren e 31 gushtit te kaluar, te barazuar me Marokun ne Shkodër. De Biasi e ka argumentuar lënien jashtë ekipit ne muajt e fundit si zgjedhje teknike, duke theksuar se lojtaret duhet te pranojnë zgjedhjet e trajnerit dhe se futbolliste te mëdhenj janë ata qe pranojnë edhe stolin, duke sakrifikuar për te mirën e përbashkët.

Një leksion qe Kaçe tashme duket e ka kuptuar dhe mësuar. Mesfushori është gati te beje gjithçka për kombëtaren. Në çdo moment kur të thirret në kauzë. Pse jo të tentojë një tjetër magji ne Izrael, si ajo qe i dhuroi Shqipërisë fitoren historike me Francën ne miqësoren e qershorit 2015. Kaçe rikthehet i gatshëm për kuqezinjtë pikërisht ne këtë periudhe te vitit. Ndoshta fati e do qe ai te jete serish vendimtar…