• |
ide | kryesore

Kilet e tepërta të Rihannes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
drakeerihana.jpg



Kilet e tepërta me të cilat ajo po paraqitet së fundmi, kanë bërë që të gjithë të mendojnë për një shtatëzani të mundshme të këngëtares. Madje ka dhe prej atyre të cilët e kanë uruar divën nëpër rrjetet sociale.

Por Hollywoodlife, ka zbuluar se kilet e tepërta të Riri-t nuk kanë të bëjnë me një shtatëzani të mundshme. Burime pranë këngëtares kanë rrëfyer se Riri po kalon diçka e cila nuk ka të bëjë me shtatëzaninë, por është shumë private. Burimet gjithshtu treguan se jo shumë shpejt do të rikthehet në formën e saj të mëparshme.