• |
ide | kryesore

Trukime nga Skënderbeu? Zbulohet kur do të vendosë FSHF

Arkiva, Sport
etika30-658x434.jpg



Shtyhet për në datën 8 Qershor vendimi i Komisionit të Etikës për dosjen Skënderbeu. Në mbledhjen e kësaj të Marte, në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, Komisioni i Etikës pasi ka administruar provat dhe ka diskutuar për çështjen në tërësi, ka shtyrë afatin për marrjen e një vendimi për çështjen “Skënderbeu” për në datën 8 Qershor. Hetimi gjithsesi vazhdon dhe në mbledhjen e radhës anëtarët e këtij komisioni do të marrin një vendim në lidhje me klubin korçar. Kjo shtyrje të bën të kuptosh se nuk do të ketë një dënim të rëndë për Skënderbeun, me rrëzimin një kategori më poshtë, siç është përfolur së fundmi, pasi në datën 31 Maj, Federata Shqiptare e Futbollit duhet të dorëzojë në zyrat e UEFA-s emrat e skuadrave që do të marrin pjesë në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm dhe Skënderbeu do të jetë një prej tyre. Pas sinjalizimeve të marra nga UEFA, që 1 vit më parë e përjashtoi Skënderbeun nga kompeticionet europiane, Komisioni i Etikës në FSHF, do të marrë një vendim mbi dosjen Skënderbeu, me klubin korçar që dyshohet se ka manipuluar rezultatet e disa ndeshjeve, por gjasat më të mëdha janë që për Skënderbeun të ketë një dënim jo të rëndë, maksimumi mund të jetë zbritja e disa pikëve në tabelën e klasifikimit për sezonin e ardhshëm./supersport/