• |
ide | kryesore

(FOTO) “Tirona Fanatics” kthehen në stadium me një mesazh për presidentin Halili

Arkiva, Sport
WhatsApp Image 2017-05-31 at 19.20.46.jpeg



Tifozët e Tiranës bëjnë fajtor presidentin e klubit, Refik Halili për rënien nga kategoria. Kjo ishte hera e parë që 24 herë fituesit e titullit kapion bien nga “Superliga”.

Përmes një banderole të madhe, ata kanë përçuar një mesazh thumbues ndaj tij në “Elbasan Arena” ku luhej finalja e kupës me Skënderbeun.

“Tregohu i sinqertë. Pranoje që je mashtrus”, – shkruhet në banderolë dhe në mes është një karikaturë e Halilit me hundën e gjatë, duke personifikuar Pinokun.

Kjo ishte shfaqja e parë e tifozëve të zjarrtë të Tiranës në stadium prej kohësh.

Pak orë më parë, “Tirona Fanatics” protestuan para Bashkisë së Tiranës. Grupi kërkoi nga Erion Veliaj që t’i heqë aksionet presidentit Refik Halili.

Krisja mes tifozëve dhe drejtuesve të klubit nisi kur Refik Halili pranoi që klubi Partizani të zhvillonte ndeshjet përkohësisht tek stadiumi “Selman Stërmasi”. /LAPSI.AL/