• |
ide | kryesore

Përplasen ashpër Armando Duka dhe Sulejman Starova

Arkiva, Sport
duka.jpg



Nuk fshihen më kur flasin për njëri tjetrin dy bashkëpunëtorët e vjetër tashmë armiq. Presidenti i FSHF-së Armando Duka dhe trajneri i Partizanit Sulejman Starova e kanë kthyer në personale përplasjen publike në distancë. Në konferencën për shtyp me rastin e mbylljes së sezonit të Superligës kreu i FSHF-së tha se akuzat e Starovës janë për shkak të dështimeve të tij personale.   
“Starova ngatërron objektivat e tij me klubin. Ai që bën teknikun nuk duhet të ngatërrohet edhe me politikën. Objektivat e tij për t’u kthyer në FSHF s’ka pse i ngatërron me klubin. Të njëjtën gjë ka bërë edhe te Tirana, te Kukësi dhe tani te Partizani. Starova mund të rikthehet në FSHF, qoftë edhe si president sepse nuk është pozicion privat.
Meqenëse e ka ëndërr mund të kthehet sot, tashmë ka bërë njëherë trajnerin njëherë politikanin, mbase ka mësuar më shumë se në kohën kur ishte. Ambicia e Starovës nuk është e fshehtë. Ka bërë fushatë për Halilin, për Kuqin, mund ta bëjë dhe për veten tani” –
tha Duka.
Por pas kësaj deklarate ka qenë e menjëhershme edhe kundërpërgjigja e trajnerit.
Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, Sulejman Starova ndër të tjera i ka bërë 5 pyetje presidentit të FSHF-së në lidhje me arbitrat që këtë sezon kanë prishur garën. Trajneri i të kuqve akuzon se ai ka urdhëruar arbitrat të favorizojnë ekipe të caktuara pasi askush nuk gabon pa urdhër të Dukës. Ja pesë pyetjet e Sulejman Starovës:
1. Përse nuk dënon të njëjtin arbitër, Jeminin, kur i anulon gol të rregullt Partizanit kundër Kukësit, që nuk do ta kishte kolonën zero të humbjeve nëse akordohej goli i Ekuban dhe shkon e dënon se jep një karton kundër Luftëtarit?!
2. Përse nuk dënon arbitrin Meta kur i mohon dy penallti në Shkodër Partizanit, por e dërgon pas dy javësh në Kukës për të masakruar Laçin dhe për të falur kartonët për Kukësin meqë do luante me Partizanin?! Është ai arbitri që ish-miku tënd dhe miku im Mond Hasanbelliu e çoi në Prokurori për enalltinë që i dha kur luante me Kukësin…
3. Si i jep të drejtën Enea Jorgjit të bëjë moviolën e ndeshjes së vet dhe pastaj e dërgon në Kukës me mision dhe pa arbitra linje për të bërë masakër që se kemi parë që prej viti ’97?!
4. Si më kujton penalltinë e Partizanit dhe harron 10 penallti në favor të rivalëve tanë, 10. Aq nuk ka marrë Reali i Madridit, Barcelona apo Juventusi…
5. Si e dënon vetëm Partizanin me 5 ndeshje pa tifozë, kur edhe klubet e tjera rivale ishin përsëritës dhe kanë marrë vetëm Gjoba?!
/lapsi.al/