• |
ide | kryesore

VIDEO/ Tifozët e Tiranës ndërpresin finalen e Kupës

Arkiva, Sport
adddddd.jpg



Ndërpritet për disa minuta finalja e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu – Tirana në “Elbasan Arena”. Kjo pasi tifozët e Tiranës hodhën një sasi të madhe tymuesesh blu në anë të fushës. Pas kësaj pjesa më e madhe e tifozëve të Tiranës braktisën shkallët e stadiumit.

Vetëm 4 minuta më parë Tirana kaloi në avantazh me Ede. Sulmuesi shfrytëzoi një vendosje të gabuar të mbrojtjes së Skënderbeut për të shënuar me një diagonale nga krahu i djathtë. Tifozët nuk e mirëpritën poshtë tribunës së tyre sulmuesin. 0-1.

Skënderbeu kërkon Kupën e Shqipërisë që i ka ikur nga duart në katër finalet e mëparshme në historinë e klubit dhe trajneri Ilir Daja ka në dispozicion një formacion më të plotë se ai që mbylli javën e fundit të kampionatit edhe falë kthimit të Micit e Latifit.

Ndërsa te Tirana, e nisi ndeshjen që nga minuta e parë Gilman Lika, i lënë pushim me kërkesë të tij për ndeshjen vendimtare të sezonit kundër Vllaznisë që dekretoi rënien e bardhebluve në Kategorinë e Parë.