• |
ide | kryesore

Zyrtare/ E pranon edhe Milan: Kemi blerë një shqiptar

Arkiva, Sport
maxresdefault.jpg



Njihet si argjentinas, por origjina e Mateo Musacchio është shqiptare. Mbrojtësi është blerja e parë zyrtare e Milan për këtë sezon dhe klubi ka vendosur t’ua prezantojë tifozëve. Në një postim në faqen zyrtare të Milan përshkruhet karriera e tij në 5 pika. E para dhe më befasuesja është që Musacchio është shqiptar.

“Mateo Musacchio, i lindur në Rozario të Argjentinës, zotëron pasaportën italiane falë gjyshërve nga babai, të cilët ishin pjesë e komunitetit shqiptar të Portikanone, një komunë në provincën e Kampobasos”, – thuhet në postimin e Milan. Mateo vjen nga fisi i Muzakëve, një emër i njohur që nga koha e Skënderbeut. Të emigruar fillimisht në Kalabri dhe më pas të zhvendosur në Argjentikë ku dihet që ka një komunitet të vjetër shqiptarësh. /lapsi.al/

musakio