• |
ide | kryesore

Mediat i qepen keq Aurela Hoxhës: Zgjat veten nëpër foto?

Arkiva, Paparazzi
aurela1.jpg



Veç intervistës me Rudina Magjistarin në emisionin e pasdites, Aurela Hoxha prodhoi lajm për mediat dhe portalet rozë për një detaj pak të çuditshëm.

Nga një krahasim i fotove të publikuara nga moderatorja në Instagramin e saj dhe fotove të publikuara në Instagramin e Aurelës, u vu re se blogerja duket më e shkurtër nga ç’kishte dhënë përshtypjen.

Në foton ku shfaqet në këmbë pranë Rudinës, Aurela duket pak më e shkurtër se ajo. Fenomeni i zgjatjes së vetes nëpër foto nuk është i panjohur, sado i çuditshëm mund të tingëllojë.

Diçka të tillë e bëri dhe Lindita Halimi në fotot e saj të Eurovision-it dhe ndryshimi ishte i dukshëm me fotot e publikuara në faqen zyrtare të festivalit të këngës.

Megjithatë nuk përjashtohet si mundësi edhe këndi i fotos, që luan një rol shumë të rëndësishëm dhe mund ta bëjë personin në foto të duket më i gjatë, i shkurtër apo më i dobët dhe më i shëndoshë. Dhe Aurela duke qenë se i është futur modelingut në moshë shumë të re, me siguri e di mirë diçka të tillë. /anabel/