• |
ide | kryesore

A duhen puthur fëmijët në buzë?

Arkiva, Stil
k1-3-780x439.jpg

Dr. Charlotte Reznick, psikologe në Universitetin e Kalifornisë, ka thënë se ky fenomen mund të shkaktojë konfuzion te fëmijët.
“Nëse filloni t’i puthni fëmijët tuaj në buzë kur janë të vegjël, atëherë kur ndaleni? Kjo është tejet konfuze. Fëmijët rriten dhe nuk qëndrojnë gjithmonë  bebe. Kur arrijnë moshën 5 apo 6 vjet, ata janë të vetëdijshëm për trupat dhe seksualitetin e tyre. Pra, ata edhe mund të stimulohen seksualisht nga një puthje në buzë”, ka thënë Reznick.
Për një fëmijë, ky lloj i puthjes është tejet konfuz. Ai i sheh nënën e babanë duke u puthur, pastaj Mami dhe Babi vijnë dhe të njëjtën gjë e bëjnë te fëmija. Pra, kjo mjafton ta bëjë konfuz çdo mendje të re rreth ndjenjave, emocioneve dhe roleve.
Nëse veç e puthni vajzën apo djalin tuaj në buzë, atëherë duhet të dini kur ta ndalni këtë fenomen, edhe pse jo të gjithë fëmijët zhvillohen dhe piqen në të njëjtën kohë – gjë që e bën të vështirë përcaktimin e një moshe kur duhet ta ndalni këtë dukuri.
Sidoqoftë, në anën tjetër, ndryshe nga Reznick, Fiona Martin, psikologe e fëmijëve, nuk pajtohet me atë qëndrim, duke thënë se është absurde të konsiderohet seksuale puthja e fëmijëve me prindër.
“Është normale dhe e shëndetshme t’i shfaqni ndjenja fëmijës suaj. Përmes puthjes kur ata janë të vegjël, ju jeni duke i shfaqur fëmijës tuaj se e doni”, ka shpjeguar ajo. /Telegrafi/

 


Kthehu