• |
ide | kryesore

Komentatori sportiv harron ndeshjen: O zot Rihanna! (Video)

Arkiva, Paparazzi
rihanna.jpg



Komentatori sportiv Jeff Van Gundy është çdonjëri prej nesh.

Ndonëse detyra e tij është të komentojë ndeshjen dhe sjelljen e lojëtarëve, Van Gundy-t i ka marrë vëmendjen Rihanna që qëndronte e ulur në radhën e parë të Oracle Arena, ku luanin Golden State Warriors dhe Cleveland Cavaliers në finalen e NBA.

Në pjesën e parë të lojës, komentatori shprehu gjithë entuziasmin për praninë e 29-vjeçares: “Nuk e di për ju, por Rihanna sapo kaloi përpara meje. Po talleni me mua?” thotë ai, duke shkaktuar të qeshura tek kolegu.

Kaq mjaftoi dhe interneti është treguar i pamëshirshëm me batuta. E gjithë loja rrotullohet rreth këngëtares nga Barbadosi, A mund t’u vesh faj?