Brazil. Një person i armatosur hyn për të grabitur një dyqan. Ai kërcënon me pistoletë shitësen dhe disa persona të tjerë që gjendeshin aty, por gjërat marrin tjetër rrjedhë kur arma i bie nga duart.
Në fakt, thuajse të gjithë të pranishmit me përjashtim të shitëses ishin gjithashtu të armatosur dhe nuk kanë ngurruar të shfrytëzojnë pakujdesinë e grabitësit. Njëri prej tyre e ka qëlluar, duke e lënë të vrarë në vend.