• |
ide | kryesore

Blogerët ‘godasin’ Rihannën: Dhjamosja trendi i ri (Foto)

Arkiva, Paparazzi
8c1ab01a69cae3c4bdcb5df60f89de88.jpg



Janë të famshëm, janë të zotë, janë të shumëvlerësuar. Por në mjaft raste, as yjet e ekranit dhe të muzikës nuk i shpëtojnë dot bullizmin për pamjen e tyre.

Rasti më i fundit është ai i Rihanna-s së sulmuar ashpër nga një bloger për shtimin në peshë. “Dhjamosjen do na e kthejë tani në trend të ri”, ishte shpotitja e tij.

Nëpër situata të ngjashme kanë kaluar mjaft emra të njohur, por disa prej tyre nuk kanë pranuar të bien pre e komenteve të tilla dashakeqe.

Në fillim të javës, aktorja Chloe Moretz u shpreh e tronditur dhe e zemëruar nga reklama e filmit të saj të ri të animuar, “Borëbardha”, ku figura aq e dashur e “Disney”-t shfaqej në dy variante: atë të gjatë e të dobët dhe një tjetër të shkurtër e të shëndoshë.

Titulli ishte: “po sikur Borëbardha të mos ishte më e bukur dhe shtatë xhuxhat, jo dhe aq të shkurtër? Lady Gaga iu përgjigj me qetësi të jashtëzakonshme kritikave të hedhura ndaj saj pas performancës me një bluzë të shkurtër në Super Bowl.

Zërave që shanë barkun jo dhe aq të sheshtë të saj, këngëtarja i tregoi se është krenare për trupin dhe ashtu duhet të jetë gjithsecili.