• |
ide | kryesore

Jennifer Garner shpërthen ndaj revistës “People” (Foto)

Arkiva, Paparazzi
star-spotlight-jennifer-garner-jennifer-garner-at-the-juno-premiere.jpg



Një shkrim i botuar nga revista prestigjoze “People” ka bërë që t’i kthehet kundra vet vajza e kopertinës.

Ajo është Jennifer Garner dhe nëpërmjet një statusi në Facebook ka shpërthyer ndaj këtij artikulli.

“Më ka tërhequr vëmendjen kopertina e revistës “People” dhe një artikull i saj i publikuar sot. Tashmë nuk është më aq e pazakontë të marrë telefonatat nga njerëzit e mi të dashur duke menduar se unë nuk iu ka treguar se jam shtatzënë me binjakë por këto lajme qesharake është shumë e thjeshtë t’i injorosh”.

“As ky lajm nuk është ndonjë tragjedi por ai ka efekt tek mua, familja ime dhe kështu më radhë. Kështu që para se mami im të më marrë në telefon, dua t’ju bëj me dije se unë nuk kam pozuar për atë kopertinë. Nuk kam marrë pjesë dhe as nuk kam dhënë autorizimin për këtë artikull. Meqë jemi këtu, dua t’ju sqaroj që kam tre fëmijë të mrekullueshëm dhe familja ime është e plotësuar”.