• |
ide | kryesore

Miss Texas gjendet e vdekur në mënyrë të mistershme (Foto)

Arkiva, Paparazzi
misi.JPG



Gjendet e vdekur “Miss Texas 2007” Margaret Ann Garza njëkohësisht dhe aktore në disa seriale.

Ajo ka ndërruar jetë në mënyrë të mistershme në shtëpinë e saj në Round Rock Texas.

Policia është njoftuar nga të afëermit, dhe menjëherë kanë nisur hetimet përkatëse, por autoritetet kanë refuzuar të japin detaje në lidhje me ngjarjen.

Miqtë e përshkruajnë si një njeri që vlerësonte gjërat e thjeshta, shumë e disiplinuar dhe punëtore. E bukur, inteligjente por aspak mendjemadhe. Shkaqet e vdekjes së bukuroshes, janë mister.