• |
ide | kryesore

Maturantë, mos ia shisni shpirtin partive, shkallmojeni këtë sistem

Arkiva, Blog
arlind.jpg



Nga Arlind Qorri/ Edhe këtë vit qarkullojnë fjalë se partitë qeverisëse po shesin testet e provimeve të maturës, duke avantazhuar ndjekësit e tyre. Nuk e di sa deri ku shkon e vërteta, por duke ditur se si shkojnë punët në këtë vend nuk është për t’u habitur.

Sidoqoftë këtë vit, njëlloj si vjet, ju do të përballeni me një skemë regjistrimi që nuk shpërblen meritën (qoftë edhe atë formale të notave kot), por marrjen përsipër të rrezikut. Kjo skemë trajton në mënyrë të privilegjuar një pakicë të vogël maturantësh, le të themi rreth 10% të atyre që kanë rezultatet më të larta. Për të tjerët vlen logjika e bixhizot. Prit pa u regjistruar se kushedi fiton degën e preferuar! Ama me rrezikun e të mbeturit pa shkollë fare. Vjet ajo avantazhoi maturantët me rezultatet më të ulëta të cilët, duke mos u shpallur fitues në asnjë degë deri vonë, në fazën e fundit patën privilegjin t’i zgjidhnin degët e studimit si sulltani gratë.

Kështu që edhe në dalshi me rezultate të larta si pasojë e allishverisheve me partitë qeverisëse, asgjë nuk ua garanton shkollimin. Prandaj ma lejoni një sugjerim: Në vend se të përfyteni me njëri-tjetrin duke ua shitur shpirtin partive, bëhuni bashkë dhe shkallmoheni këtë sistem arsimor përpara se ta pësoni si maturantët e vjetshëm!



1 Comment

  1. Shoku Arlind kam pasur

    Shoku Arlind kam pasur rrespekt por edhe kam akoma per aqsa te njoh personalisht.. por moralisht nuk mund te flasesh per shitje shpirti perderisa ju vet e shitet shpirtin dreqit ne piken me kulminante te luftes kunder tij.. kam parasysh inskenimet e juaja ne protestat popullore te opozites ne durres e ne tirane.. keshtuqe lere kete muhabet se nuk je per politik ti.. aty ku e kishe rastin me te mire per tu ber dikushi ne politike e dogje veten pikerisht duke ja shitur shpirtin dreqit..