• |
ide | kryesore

Piers Morgan i kërkon falje Ariana Grandes: Ti ke kaq shumë kurajo, më fal! (Foto)

Arkiva, Paparazzi
694940094001_5460214049001_Piers-Morgan-apologizes-to-Ariana-Grande.jpg



Ishin të shumta reagimet e sulmit në Manchester kishte shumë njerëz që i dhanë kurajo Ariana Grandes por kishte dhe nga ato që e sulmuan.

I tillë ishte reagimi i Poers Morgan  i cili e dënoi largimin e këngëtares nga Manchester-i menjeherë pas ngjarjes. Ai u shpreh disa ditë më parë, se ku u zhduk kjo vajzë, që pas sulmit nuk e pa më njeri?

Por mesa duket Morgan sot e ka kuptuar që ka gabuar, pasi ka parë koncertin e Arianës, dhe i ka kërkuar asaj ndjesë që e kishte paragjykuar. Më poshtë mund të lexoni letrën që ai i ka dërguar këngëtares së njohur amerikane.

“E dashur Ariana, të them të drejtën nuk dija shumë rreth teje para se të ndodhte tragjedia e Manchesterit. Padyshim, që e dija se je një nga yjet e reja të muzikës pop në Amerikë, por kaq. Por nuk jam i aftë të këndoj asnjë nga këngët e tua, madje as nuk do të njihja nëse do të më dilje përballë. Gati dy javë më parë, unë isha shumë i nxehur me ty, kur ike drejt vendit tënd vetëm pak orë pas tragjedisë. I nxehur për jetët e marra, për terrorizmin dhe mbi të gjitha, për vajzat e vogla të cilat nuk e meritojnë të jenë në shtratin e një spitali. Kështu që isha i nxehur. E më pas, kur pash që dhe vetë mbretëresha kishte vizituar të plagosurit, gjëja e parë që mendova ishte: “Po ajo ku dreqin është?” Mendove se nëse mbretëresha 91-vjeçare gjeti kohën dhe forcën për të qenë pranë tyre, ti pse jo? Unë pashë koncertin tuaj dje dhe u inspirova kaq shumë. Dhe në qendër të të githëve ishe ti, Ariana. Ia dole të qendroje stoike përballë një situate të rrezikshme. Ti mund të dukesh thjesht një vajzë e vogël por forca jote ia kaloi një turme patetike terroristësh, të gjithë të marrë së bashku. Isha krejtësisht gabim. Të paragjykova. Ti ke kaq shumë kurajo, më fal që dyshova tek ajo!” –shkruan Morgan.