• |
ide | kryesore

Dafina Zeqiri: “Mardhënia ime me French Montanën” (Foto/Video)

Arkiva, Paparazzi
C6bdmVbUYAEO3eb.jpg



Është Dafina Zeqiri ajo që edhe pse pas një mungese të gjatë di si ta rititoj vëmendjen e humbur.

Pas shumë kohësh jashtë kamerave dhe intervistave, këngëtarja së fundmi ku përveç se ka rrëfyer mbi klipin e zhvilluar “Four Seasons”, ka folur dhe mbi projektet e reja ndërkombëtare dhe mardhënien me French Montanën.

“Ne kemi punuar një ditë rreth këngës “Four Seasons”. Rick Steel është po ashtu producent ekzekutiv dhe shok i afërt i French Montanes që prej 10-15 vitesh. Unë e njoh Frenchin (Karim emri origjinal), prej katër vitesh dhe jemi lidhur si familje shkak i bashkëpunimit dhe relacionit të tij me Rick Steel. Po ashtu i pëlqen zëri im dhe më ka suportuar që nga dita e parë që më dëgjoi duke kënduar në studio. Ai me kënaqësi mori pjesë në videoklip dhe priten bashkëpunime të tjera mes nes”, shprehet 28 vjeçarja.

Ndër të tjera Dafina ka zbuluar dhe një sekret të vogël ku është në përfundimin e një miniprojekti.

Për sa i përket kohës së saj së lirë, palestra është ajo që po e ‘rrëmben’ pas vetes.

Ndërsa për të gjithë fansat Duffye thotë se ka shumë mundësi që  nëse vjen në Shqipëri, të organizojë ndonjë koncert me ekipin e saj ‘Moneyz”.